VLORË- Një krim i rëndë i ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme ka tronditur qytetin bregdetar. 

Burime nga qyteti bregdetar konfirmojnë se Shkëlqim Baraj, 43 -vjeç, është gjetur i therur në banesën e tij në lagjen “Rilindja”, pasi është goditur 10 herë me thika në trup. Sipas policisë shkak për këtë krim makabër dyshohet të jetë djali 21 vjecar i viktimës. 

Nga hetimet paraprake dyshohet se krimi ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në banesën e familjes Baraj, ku pas një sherri 21-vjecari dyshohet të ketë therur për vdekje të atin. 

Viktima ndodhet në morgun e spitalit rajonal të Vlorës, ku mësohet të jetë edhe djali i tij i plagosur në këmbë. 

Policia nis hetimet për ngjarjen, ndërkohë pritet marrja në pyetje e 21-vjecarit për të zbardhur rrethanat e krimit.