ELBASAN– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Elbasan. Krimi brenda familjes ka tronditur në orët e vona qytetin.
Një 65 vjeçar, Engjo Llucaj ka qëlluar me automatik duke i lënë të vdekur djalin e tij dhe nusen e djalit, një shtetase italiane. Xhulia Poltafieri, 24 vjeç dhe Sokol Llucaj, 27 vjeç kanë mbetur të vrarë nga dora e 65 vjeçarit pas një konflikti familjar.
Ngjarja e rëndë është regjistruar pranë rrugës së re të trenit në Elbasan. Policia ka prangosur autorin e krimit dhe po heton për të zbardhur vrasjen e dyfishtë.





