Një ngjarje makabre është regjistruar në fshatin Uji i Mirë në zonën e Këlcyrës, ku një 30-vjeçar i ka prerë kokën një 66-vjeçari.
Policia e Shtetit bën me dije se autor i kësaj ngjarjeje horror është shtetasi Alban Voda, i cili i ka prerë kokën me thikë shtetasit me iniciale N.H. Dyshohet se autori është me çrregullime mendore.
“Njoftohemi se në fshatin Uji i Mirë, njësia administrative Sukë, Bashkia Këlcyrë, shtetasi Alban Voda, 30 vjeç, i ka prerë kokën me mjete prerëse (thikë) shtetasit N.H., 66 vjeç. Autori dyshohet se vuante nga çrregullime mendore dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë Përmet”, informon Policia.





