Një kanibal 41-vjeçar nga Ukraina, i identifikuar vetëm me emrin e parë Oleksandr, është kapur nga policia pasi kishte vrarë të dashurën e tij dhe po përgatitej për të ngrënë pjesë nga trupi i saj.

Policët e tmerruar bënë zbulimin gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në qytetin qendror të Kryvyi Rih në fillim të muajit.

Sipas tyre, Oleksandr dhe e dashura e tij 50-vjeçare, po zbaviteshin në shtëpi duke konsumuar alkool. Në një moment, Oleksandr kishte kapur një thikë kuzhine dhe e kishte qëlluar në fyt duke e vrarë, raporton “Daily Mail“.

Më pas ai e kishte copëtuar trupin e saj dhe e kishte futur në një qese plastike. Ndërsa natën, e kishte larguar trupin rreth 500 metra nga shtëpia e tij duke e lënë në bregun e moçaltë të lumit Inhulets.

Mbetjet e trupit u zbuluan nga një kalimtar që po shëtiste me familjen e tij një ditë më vonë. 

Vendasit e identifikuan shpejt viktimën dhe i treguan policisë shtëpinë e të dashurit të saj. Kur hynë atje, oficerët nisën të ndjeheshin heq nga era. Oleksandër po piqte mish nga pjesë të trupit të saj. Ai u shpreh se po e gatuante pasi kishte uri.

Ky rast ka shokuar opinionin vendas në Ukrainë.