Një krim horror është pranuar nga ana e një burri në Pensilvani, i cili ka pohuar përpara policisë se ka kryer vrasjen e katër burrave në fermën e familjes së tij, dhe më pas i ka groposur.
Rreth një vit para se ai të pranonte vrasjen e burrave të zhdukur, është zbuluar se i ka futur tre prej viktimave në zjarr dhe më pas trupat e djegur me anë të një fadrome i ka futur më shumë se 3 metra nën tokë në një rezervuar nafte. Viktimën e katërt, e ka vrarë me anë të fadromës.
Cosmo DiNardo kishte arritur marrëveshje më parë me viktimat për t’iu shitur marijuanë dhe për këtë, ata duhet të shkonin te ferma e familjes. Ai kishte planifikuar t’i grabiste ata nëpërmjet një bashkëpunëtori. Pasi e qëlloi njërin prej viktimave me armë, e shtypi me fadromë duke qenë ende gjallë. Kufomat u vunë mbi njëra-tjetrën dhe u lagën me benzinë, për t’iu vënë zjarrin më pas.
Me njërin prej viktimave kishte bërë marrëveshje për t’i shitur 4 kg marijuanë kundrejt një shumë prej 8 mijë dollarësh, por ndërkohë ai kishte me vete vetëm 800 dollarë. Atë e qëlloi për vdekje me armë dhe e varrosi më 5 korrik. Dy ditë më vonë, kreu edhe tri vrasjet e tjera.
Të gjitha vrasjet mizore u bënë pasi autori është ndjerë i mashtruar kur u përpoq të shiste marijuanë.