Anxhelina Petro, vajza shqiptare që u vra nga babai dhe me pas u gropos në oborrin e banesës në Korfuz e kishte denoncuar një vit më parë të atin, që së fundmi i mori jetën në mënyrë makabre.

Mediat greke shkruajnë se një vit më parë mes vajzes dhe të atit kishte pasur një përplasje dhe sherri ishte denoncuar në polici.

Bëhet fjalë për një ngjarje të janarit të vitit te shkuar, kur Aleko Petro kishte shkuar në shkollën profesionale ku studionte vajza e tij dhe kishte tentuar ta merrte me forcë.

“Ai donte ta merrte në makinë dhe të largohej. Vajza kundërshtoi dhe nuk ra dakord”,ka treguar avokati i Aleko Petros.

Sipas tij, në dijeni për ngjarjen ishte drejtori i shkollës, i cili e referoi rastin tek një punonjës social e me pas ceshtja i kaloi policisë.

Vetë vajza nuk e kishte fshehur faktin se i ati ndërhynte në jetën e saj personale. Lidhur me denoncimin e bërë, Aleko Petro ishte paraqitur edhe në polici, por gjithçka u mbyll mes palëve me premtimin e të atit se situata të tilla nuk do të përsëriteshin.

Anxhelina u vra me 7 goditje me shufër hekuri në kokë nga i ati, e me pas ai e varrosi në oborr. Ishte qeni i vajzës që coi policinë në vendin ku ajo ishte groposur për të humbur gjurmët.

Sot babai ka dalë në gjyq për masën e sigurisë, seancë në të cilën avokati ka kërkuar ekzaminim mendor, pasi pretendohet se krimi është bërë në gjendje tejet të rënduar psikologjike.