Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje dibrane pas mesante, ku një 26-vjeçar ka vrarë me thikë vëllain e tij më të vogël.

“Rreth orës 00.30, në fshatin Allabegi, Maqellarë, shtetasi F. T., 26 vjeç, në rrethana ende të pa qarta dyshohet se  ka goditur me mjet prerës vëllain e tij shtetasin,  B. T., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital”, thuhet në njoftimin e burimeve zyrtare.

Mësohet se shërbimet e policisë po bëjnë krehjen e zonës me qëllim lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes.