TIRANË, 3 korrik 2013 – Dy të vdekur është bilanci i një ngjarje të rëndë që u shënua mbrëmjen e së mërkurës në Kombinat.
Rreth orës 21:00 në një lagje të Kombinatit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri që vinin nga banesa e shtetasit Ali Verteniku ne katin e 9-te te nje pallati.
Sipas policisë, Ali Verteniku efektiv burgjesh 64 vjeç është grindur me gruan që bashkëjetonte, Moza Nikollin 48 vjeç me të cilën kishte 3 fëmijë.
Ne nje moment gjate grindjes, Verteniku ka nxjerrë fillimisht jashtë banesës 3 fëmijët dhe është rikthyer brenda në shtepi duke kycur derën dhe mos lene bashkeshorten te dilte jashte.
Ka qenë ky momenti që janë dëgjuar krisma të një arme zjarri dhe më pas janë gjetur të pajetë dy trupa.
Dyshohet se Verteniku ka vrarë fillimisht Moza Nikollin me armën e shërbimit dhe më pas i ka dhënë fund jetës se tij. Te dy trupat u gjeten te pajete ne kuzhine.
Fqinjët pohuan për policinë se cifti kishte kohë që grindej. Ishin po fqinjet qe u jane gjendur 3 femijeve te mitur, te cilet teper te tronditur thërrisnin emrat e babait dhe të nënës së tyre.
Veterniku kishte rreth 15 vite që punonte si polic burgjesh, konkretisht ne spitalin e burgut. Kolege të tij shprehen se kohët e fundit, 64-vjecari kishte shfaqur shenja depresioni dhe çrregullime emocionale dhe mendore.
Fakte tronditëse zbulohen dhe nga fqinjët. Me lot ne sy fqinjet treguan se bashkëjetuesja e Veternikut u kishte rrefyer se burri me të cilin bashkëjetonte i ishte shprehur më shumë se njëherë se do te vriste veten.
Moza Nikolli kishte dhe 5 femije nga nje martese e meparshme, ndersa 3 me te vegjlit i kishte nga bashkejetesa me Veternikun. Ajo punonte si kamariere ne nje lokal prane lagjes ku banonte.
Po keshtu hetimet zbardhin se Veterniku kishte një kredi prej 5 milionë lekësh që e kishte marrë në një prej bankave në kryeqytet dhe dyshohet se kjo ka qenë arsyeja kryesore që e kishte zhytur atë kohët e fundit në depresion.





