Tiranë, 6 korrik 2014 – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Pezë Helmes, të Tiranës. Burri ka vrarë me armë vëllain, kunatën dhe më pas veten.
Burime policore bëjnë të ditur se shtetasi Ferid Kolgjini, 60 vjeç ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, Ramadan Kolgjini, 55 vjeç dhe bashkëshorten e vëllait, Sulltanen 50-vjeç, e më pas veten.
Ende janë të paqarta arsyet që e shtynë këtë shtetas të ndërmarrë aktin e rëndë. Familja Kolgjini ishte me origjinë nga Kukësi dhe prej 20 vitesh jetonte në fshatin Gresë, të Pezës.
Policia mësohet se është nisur drejt vendit ku ndodhi ngjarja e rëndë, ndërkohë që pritet që në orët në vijim të zbardhen më shumë detaje rreth motiveve që e çuan 60 vjeçarin Kolgjini drejt krimit të trefishtë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





