Një krim i rëndë ka ndodhur sot në Kamëz në familjen Metallari, ku djali 21-vjeçar ka vrarë babanë e tij dhe ka plagosur të emën.

Autori është Mirald Metallari i cili sipas policisë, e ka kryer krimin e rëndë ndaj prindërve me armën e shërbimit të babait, që ishte një punonjës policie.

Policia e Tiranës thotë zyrtarisht se viktima është 62-vjeçari M.Metallari, ndërsa e plagosura N.Metallari 47 vjeçe.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për krimin, ndërsa 21-vjeçari u kap gjatë kohës kur po transportonte të ëmën në spital.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.07.2017, rreth orës 11:20, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri në Bathore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar dyshohet se Mirald Metallari, 21 vjeç, ka marrë armën e shërbimit të të atit, ka qëlluar mbi të dy prindërit, ku si pasojë ka mbetur i vrarë i ati,shtetasi M. M., 62 vjeç, punonjës policie dhe ka plagosur të ëmën, shtetasen N. M., 47 vjeçe cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi M.M., u kap nga shërbimet e policisë gjatë kohës kur po transportonte të ëmën në spital dhe shoqërua në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja dhe një pistoletë e llojit TT Model 56.