Angli, 4 shtator 2014 – Policia britanike ka arrestuar një mashkull, të dyshuar si autor i vrasjes së një femre, që është gjetur me kokë të prerë.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në oborrin e një shtëpie, në pjesën veriore të Londrës.
Siç njofton Sky Neës, një orë pasi policia mori njoftimin se një mashkull i panjohur ka therur një femër, policia ka rënë në gjurmët e të dyshuarit si autor i krimit. Ai po tentonte të largohej, por policia arriti t’i vinte prangat.
Identiteti i viktimave nuk bëhet i ditur ende.
“Sulmi ndodhi në mes të ditës në një lagje rezidenciale. Ndonëse është shumë herët për të spekuluar rreth motivit të këtij akti brutal, me siguri mund të themi se nuk bëhet fjalë për akt terrorist”,tha përfaqësuesi i policisë londineze.
Grupi hetimor është ende në vendin e ngjarjes duke mbledhur provat materiale dhe dëshmitë e personave të pranishëm në zonën ku ndodhi krimi i rëndë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





