Një grua, me inicialet B. P., 67-vjeçare me origjinë shqiptare, është vrarë sot në mëngjes në një pallat në Caramagna.

Burri, i moshës 70 vjeçare, i cili dyshohet se është autori i ngjarjes së rëndë ndodhet në paraburgim me akuzën e vrasjes.

Sipas të dhënave të para, gruaja ka vdekur pas disa goditjeve me shkop që kanë rezultuar fatale për jetën e saj.

Në shtëpi, në momentin e ngjarjes ka qenë vetëm gruaja dhe burri i saj (i biri ishte në punë, ndërkohë që gruaja e djalit, nusja e çiftit të moshuar bashkë me katër nipërit ndodhen prej disa ditësh në Shqipëri).

Autori thuhet se u arrestua 500 metra larg nga banesa e tij, në gjendje të rënduar psikologjike.

Mësohet se 71-vjeçari kishte shkuar për t’u larë në një shatërvan për të hequr njollat e gjakut.

Çifti shqiptar jetonte prej kohësh në një ndërtesë në rrugën “Gangaglietti 4”. Kanë qenë fqinjët që kanë lajmëruar policinë sepse nga apartamenti i çiftit shqiptar dëgjoheshin ulërima.

Kur efektivë të policisë mbërritën në banesë, gjetën portën e hapur dhe gruan e shtrirë në dysheme në një “pellg gjaku”.

Fqinjët u thanë policëve se kishin parë autorin me shkop në dorë të dilte nga banesa dhe të ikte me shpejtësi.