Një 29-vjeçare është gjetur e vrarë në banesën e saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në Golem të Kavajës ku shtetasja Jonida Camaku është gjetur e mbytur në shtëpinë e saj në katin e katërt.

Sipas policisë, e reja është vrarë nga shtetasi Sokrat Shani, 65 vjeç, nga Lushnja, ndërkohë që ky i fundit, në kushtet e një depresioni të thellë ka vrarë veten në Krutje të Lushnjes me një pistoletë tip TT.

Policia përforcon dyshimet se Shani është autori, pasi pranë trupit të pajetë të vajzës ka gjetur një letër lamtumire. I moshuari e ka kryer krimin monstruoz me një litar. Vajza ishte studente dhe priste të nistë vitin akademik. Adresa e banesës në Golem u gjet në shtëpinë e 65­-vjeçarit.