Një ngjarje horror ka ndodhur në Greqi ku protagoniste janë nënë e bijë shqiptare. Një 19-vjeçare shqiptare ka mbytur foshnjën e saj të porsalindur dhe më pas e ka hedhur në plehra.

Ngjarja e rëndë thellohet akoma më shumë, pasi pjesë e këtij krimi monstruoz është bërë edhe nëna e saj, e cila ka bashkëpunuar për të hedhur foshnjën.

Ndonëse e reja ishte e lidhur me një djalë, ajo nuk i kishte treguar atij se priste një fëmijë, ndërsa në bashkëpunim me nënën, ka lindur fëmijën e saj në kushte shtëpie.

Mediat greke raportojnë se adoleshentja e kishte mbytur foshnjën dhe më pas e kishte hedhur në koshin e plehrave. Ndërkohë, sapo është zbuluar rasti në fjalë kanë nisur hetimet dhe është bërë e mundur që përmes ADN të identifikohet edhe nëna.

Të dyja, vajza dhe nëna sapo janë marrë në pyetje kanë pohuar krimin, ndërsa kanë treguar gjithë rrjedhën e ngjarjes.