TIRANË, 4 nentor 2013-Krimi brenda familjes godet sërish mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Burri ka vrarë bashkëshorten e tij pas një zënke me këtë të fundit. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Saukut të vjetër.Policia bën me dije se Fehim Brahaj 49 vjeç ka vrarë gjatë natës bashkëshorten e tij Radivije Brahja 45 vjeçe me profesion mësuese, duke e mbytyr me kellefin e jastekut derisa ka gjetur vdekjen. Autori më pas është vetëdorëzuar në polici.Çifti Brahaj ka tre fëmijë të moshave 21, 20 dhe 15 vjeç. Ende nuk janë zbardhur plotësisht motivet e ngjarjes, por dyshohet se konfliktet e mbartura prej kohësh mes çiftit të kenë çuar deri në krimin e sotëm.





