28shtator 2015 – Ndërsa ende është jehona e lajmit të rëndë të ndodhur në Shijak, një tjetër krim në familje u shënua në Shkodër. Një 33-vjeçare, është plagosur nga bashkëshorti i saj, pas një debati në familje.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së dielës në fshatin Beltojë në qytetin e Shkodrës, ku Alfred Zefi ka plagosur bashkëshorten pas një debati në çift. Sipas policisë, gruaja është qëlluar me gërshërë. Ajo u dërgua në spital, ndërsa policia arrestoi burrin.
/portali DurresLajm/