Një krim në familje ka ndodhur rreth orës 23:00 të natës së djeshme në fshatin Borie të Kukësit.

Burri ka vrarë gruan me sëpatë për arsye që janë ende të paqarta.

Autori i krimit është shtetasi Adem Tale, 76 vjeç.

Pas krimit, autori është larguar, ndërkohë që policia e njoftuar për krimin është vënë në ndjekje të tij.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në këtë krim të rëndë në familje.