Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në qytetin e Fierit.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sheq i Madh”.

“Në banesën e tij, shtetasi D. M., 29 vjeç, ka goditur me thikë, bashkëshorten e tij, shtetasen I. M., e cila ka ndërruar jetë”,– njofton policia.

Autori i këtij krimi është Demokrat Medinaj, ndërkohë që viktimë ka mbetur gruaja e tij, Irvana.

Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punohet për kapjen e autorit, i cili është larguar nga vendngjarja.