Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në fshatin Kuman, në Roskovec, ku një 80-vjeçar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij 75-vjeçare dhe më pas ka humbur jetën.

Sipas të dhënave paraprake, viktimat janë bashkëshortët Shefit dhe Dashuri Rrapaj, të cilët jetonin prej rreth 20 vitesh në këtë zonë. Çifti kishte 9 fëmijë, shumica e të cilëve ndodhen në emigracion. Vetëm njëri prej djemve jetonte me ta dhe është shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë mbi rrethanat e ngjarjes.

Burime nga fshati bëjnë me dije se në familje kishte konflikte të vazhdueshme. Katër ditë më parë, policia kishte ndërhyrë për të qetësuar një përplasje mes bashkëshortëve.

Mësohet gjithashtu se rreth një dekadë më parë, i moshuari kishte pasur probleme të theksuara personale dhe kishte tentuar t’i japë fund jetës.