Krujë, 12 shtator 2014 – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme, ku vëllai ka vrarë me armë vëllanë pas një konflikti pronesie.
Ngjarja u regjistrua në fshatin Bushnesh, komuna Thumane, Krujë, në afërsi të dy bizneseve të vellezerve Marku (lokal dhe servis që gjenden rreth 100 m larg njëri-tjetrit)
Burime policore bëjnë me dije se viktimë e ngjarjes eshte Pal Marku, 52 vjeç.
Autori i ngjarjes, Petrit (Leonard) Marku, 45 vjeç, i cili njëkohësisht është edhe vëllai i viktimës, është larguar nga vendngjarja dhe pak minuta më pas është vetëdorëzuar në policinë e Laçit së bashku me një pistoletë model 54, me te cilen qelloi ndaj vellait te tij.
Gjithçka ka ndodhur në fshatin Bushnesh të Krujës, rreth ores 08.25. Dyshohet se krimi ne familje ka pasur per motiv konfliktet e pronesise mes dy vellezerve.
Burime nga policia thonë se dy vëllezërit janë konfliktuar shpesh me njëri-tjetrin gjatë kohëve të fundit. Blutë e Krujës janë duke për zbardhjen e shkaqeve të krimit në familje.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





