Një 36-vjeçar ka përfunduar në pranga, nën akuzën e prodhimit të lëndëve narkotike.  

Policia ka bërë me dije se ka ndaluar shtetasin V.P. banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim.

Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, i  kishte caktuar masën e sigurisë  “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike,e kryer më shumë se një herë, në bashkëpunim në formë të grupit të strukturuar kriminal” parashikuar në nenet 283/2 dhe 28/4 e 334 të  Kodit Penal.