Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka dërguar një kërkesë Ministrisë së Drejtësisë që kjo e fundit të vihet në lëvizje për nisjen e procedurave për të kërkuar ekstradimin e Arbër Çekajt, i cili akuzohet për trafik droge.

Në kërkesën e saj Krimet e Rënda i kanë dërguar bashkangjitur masës së sigurisë për Çekajn edhe materiale të tjera. Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë bëri me dije se dosja po bëhet gati dhe do niset në Gjermani.