Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar arrestimin e 5 punonjësve të kompanisë së sigurisë në Rinas, "ICTS" pasi dyshohet se ata kanë dhënë dëshmi të dyshimta lidhur me grabitjen e Rinasit më 9 prill.

Prokuroria dyshon se këta punonjës kanë ndihmuar Admir Muratajtn dhe grupit e grabitësve me informacion mbi transportimin dhe lëvizjen e parave, ku u vodhën plot 6 milionë euro. Ditën e djeshme, tre bankat e Nivelit të Dytë, të cilave iu përkisnin paratë e vjedhura, konfirmuan se vlera e thasëve me para ishte 6 milionë euro.

Deri më tani janë arrestuar disa persona që kanë qenë në pistë, bashkëpunëtorë të tyre, dhe personi që modifikoi furgonin, Alkond Bengasi (bashkëpunëtor i drejtësisë)  i cili ka zbërthyer thuajse të gjithë grupin.

Në pranga kanë rënë Ragip Hajdini, Alkond Bengasi, Oltjan Veseli, Saimri Cela, Renaldo Sula dhe Elton Pikli. ndërsa janë shpallur në kërkim vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, Talo Çela, Aleks Pepa dhe dy ish efektivë policie, një mashkull dhe një grua.