Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar zgjatjen e afateve të hetimit për grupin "Bajri". 

Kërkesa i është dërguar gjykatës, ndërsa më datë 20 shtator do zhvillohet seanca ku gjykata do të vendosë nëse do të zgjasë afatin e hetimit për Safet Bajrin dhe grupin e tij.

Pjesëtarë të ndryshëm të grupit janë duke u hetuar për disa vrasje dhe atentate në qytetin e Shkodrës, por edhe në vende të tjera.

Po ashtu dyshohet se grupi i Bajrit dyshohet se merret edhe me trafik droge dhe vendosje gjobaash në qytetin e Shkodrës.

Në ngarkim të grupit rëndojnë edhe dy akuza për vrasje të ndodhura në vitin 2001 dhe në vitin 2002, që kanë mbetur të pazgjidhura deri më sot.