Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka rrëzuar kërkesën për ndryshimi e masës për Izet Haxhinë, i cili akuzohet për vrasjen e ish-deputetit demokrat, Azem Hajdari.
Trupi gjykues rrëzoi edhe kërkesën për pranimin e afateve të paraburgimit ndërsa seanca u shoqërua me debate e diskutime.
Haxhia u përjashtua nga trupa gjykuese për fyerje. Avokati i tij Idajet Beqiri kërkoi gjatë seancës gjyqësore lirimin e Izet Haxhisë.
Mësohet se seanca e radhës është shtyrë për në datën 6 shtator në orën 14:30.





