Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë seancën për Emiliano Shullazin e parashikuar për këtë të enjte.
Shkak është bërë mosparaqitja e dy dëshmitarëve Jani Zaka dhe Astrit Sinani. Ndërkohë prokuroria i ka kërkuar gjykatës që t'i bëjë kërkesë Interpolit për të gjetur dëshmitarët.
Mësohet se dëshmitari Jani Zaka ndodhet jashtë jashtë vendit, ndërsa Astrit Sinanaj ka një masë sigurie “arrest me burg”.





