Pas masakrave të vazhdueshme ndaj civilëve të uritur, ministrat e jashtëm të 28 vendeve, nënshkruan një deklaratë të përbashkët ku i bëjnë thirrje Izraelit për një përfundim të menjëhershëm të luftës në Gaza.

Ata e deklaruan veten të gatshëm të ndërmarrin veprime të mëtejshme për të mbështetur një armëpushim të menjëhershëm dhe një rrugë politike drejt sigurisë dhe paqes në rajon.

Ata nuk specifikuan llojin e veprimeve ose masave, por konfirmuan një rritje të qartë të toneve të tyre ndaj Netanyahut.