Krimi Ekonomik ka nisur një hetim pas raportimeve për furnizimin me ujë të ndotur në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë. Hetimet po kryhen për të dokumentuar rrethanat e ndotjes së ujit, ku dyshohet se çarja e tubacioneve të nëndheshëm mund të ketë shkaktuar problemin.
Sipas një njoftimi të Krimit Ekonomik, janë kryer veprime hetimore dhe procedurale për të sqaruar situatën. Gjatë hetimit është marrë në pyetje Dorjan Korbeci, drejtor i Departamentit të Prodhimit dhe Shpërndarjes, i cili ka sqaruar se çarja e tubacionit të ujit në rrugën “Shaban Karaj” ka ndodhur për shkak të amortizimit të tij, duke sjellë furnizim me ujë të turbullt.
Kjo ka ngritur shqetësime për cilësinë e furnizimit me ujë, dhe sipas deputetit të PS, Erion Braçe, ka pasur një defekt të rëndë në stacionin e ujësjellësit. Pas riparimit të defektit, është siguruar furnizimi me ujë të pastër, ndërsa banorëve që përdorin depozita u është kërkuar të pastroni ato, ndërsa ata që nuk kanë depozita duhet të mbajnë rubinetat hapur për të lejuar kalimin e ujit të pastër.
Po ashtu, mediat raportojnë se është bërë një kallëzim në SPAK ndaj Skerdi Drenovës, kreut të UKT, për këtë çështje.