Gjykata e Përmetit vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-komandon, Alban Voda, i cili i preu me thikë kokën fqinjit të tij 66-vjeçar, Nesim Hoxha.

Ai është shfaqur para togave të zeza i ftohtë dhe pa asnjë shenjë pendese për krimin e rëndë që kreu, madje ka shokuar akoma edhe më shumë me deklaratën e tij.

Ai tha se kishte bërë mirë që e kishte vrarë, duke befasuar me pyetjen e tij: “Bëra mirë që e vrava! Se mos është akoma gjallë?!”

Autori i vrasjes makabre të bashkëfshatarit gjatë marrjes në pyetje në komisariatin e Përmetit ka shfaqur probleme të theksuara të shëndetit mendor.

Ish-komandoja i Forcave të Armatosura që kishte shërbyer edhe në dy misione në Irak e Afganistan ka dhënë dëshmi jonormale, ndërsa ka thënë se e ka vrarë fqinjin e tij pasi kishte frikë mos e mbyste me një kokërr ulliri.

Dëshmi kjo që ka ngritur pikëpyetje për gjendjen mendore të 30-vjeçarit, ndaj ai do t’i nënshtrohet një kontrolli psikiatrik për të përcaktuar shkallën e përgjegjshmërisë.