Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me krimin e rëndë që ndodhi mesditën e sotme brenda familjes në fshatin Vidhishtë të Roskoveci.

Sipas policisë një 61-vjeçar ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit të tij dhe më pas ka vrarë veten duke u vetëvarur në një pemë.

Bëhet fjalë për 61-vjeçarin Xhavair Hoxha dhe 30-vjeçaren Merushe Hazizi.

Hoxha dyshohet se ka kryer krimin e rëndë pasi nuk pranonte lidhjen e të birit dhe nuk donte që ai të martohej me 30-vjeçaren Merushe Hazizi pasi ajo kishte qenë më parë e martuar.

Ky ka qenë dhe motivi i konflikteve të vazhdueshme që kanë çuar autorin të kryejë aktin e rëndë.