7 qershor 2015 – Policia e Durrësit ofron 10 mijë euro për çdo informacion mbi autorët e dyshuar të masakrës së Thumanës në Krujë. Policia thotë se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim tre vëllezërit Kora dhe babanë e tyre për vrasjen e Fran e Arben Çekut dhe nipit të tyre, Eno Rama. Autorët janë larguar që nga momenti i ngjarjes, duke braktisur banesën e tyre në Thumanë.
“Për çdo informacion të vlefshëm që do të vihet në dispozicion nga qytetarët, për vendndodhjen e autorëve, Policia ka vendosur një shpërblim prej 10 000 euro, si dhe garanton anonimatin e plotë të qytetarit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në dispozicion të qytetarëve është numri i telefonit: 0694110217, si dhe numrat e telefonit:129 dhe 126.
Autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur ,me preçedentë penalë të mëparshëm,janë :
•Pëllumb Kora,26 vjeç,banues në Krujë,
•Danjel Kora,28 vjeç,banues në Krujë,
•Gurali Kora,56 vjeç,banues në Krujë
•Besnik Kora,30 vjeç,banues në Krujë.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”