15gusht 2015 – Lirie Çekani, 35 vjeçe mbeti viktimë e krimit të realizuar nga i shoqi. Gruaja u lidh me litar e më pas u qëllua me thikë nga burri, Zamir Çekani, 40 vjeç. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në fshatin e largët Proptisht të Pogradecit.
Autori njihet si i dhunshëm dhe i alkoolizuar, por në asnjë rast nuk ishte trajtuar si i tillë, duke bërë që sot, në sy të fëmijëve të ekzekutojë në mënyrë makabre gruan. Ai u arrestua pak orë pas krimit dhe po transportohet drejt komisariatit të Pogradecit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/