Jorgo Zani, autori që i preu kokën sot një 12-vjeçari është një personazh i njohur në fshati Palasë. Sadist, i droguar, me probleme mendore therte dhe dhunonte këlyshë qensh, me të cilët më pas ushqehej. Zani, i kthyer nga Greqia para pak vitesh sot kreu krimin më të rëndë që është dëgjuar vitet e fundit në Shqipëri. Pasi i preu kokën një 12-vjeçari, e përçudnoi në mënyrë kanibaleske.
Gazetari Enrik Mehmeti zbardh detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Palasë. Ai realizoi një intervistë me bariun e zonës që një vit më parë ishtë dhunuar në mënyrë brutale nga Jorgo Zani.
Bariu me emrin Pirro N. shprehet i indinjuar për fatin e Andrea Zaharias, 12 vjeç. Sipas tij, dhe ai vetë do të kishte pësuar të njëjtin fat nga Jorgo Zani, tanimë i arrestuar nga Policia e Vlorës.
“Para një viti më rrahu me bishtin e sëpatës. U përleshëm. O do më vriste o do e vrisja. Mora policinë dhe i thashë që kapeni se ndryshe do e vras. Por ai u arratis, nuk e kapën. Që në momentin që më goditi unë u shmanga, po fati i keq, sot u gjet djali pa koke”.
Bariu tregon se Zani kishte bashkëpunëtor një fëmijë 9 vjeç me emrin Kiço Konomi. Sipas bariut, Kiço është kthyer në tmerrin e zonës, pasi duke qëndruar me Jorgo Zanin, grabiste dhe vriste kafshë.
“Kiço Konomin e kishte bashkëpunëtor, 9 vjeç. Ky fëmijë çfarë nuk bënte në zonë. Ditët e fundit ka grabitur dhe një çifte dhe është në kërkim prej dy ditësh”.
Nga rrëfimi i bariut mësohet se Jorgo jetonte i vetëm në një banesë në Palasë. Aty u kap me kokën e djaloshit në duar.
“Jetonte i vetëm. Prindërit i ka në Greqi, ka jetuar në Greqi, nuk e di pse është kthyer. Sa budalliqe ka bërë në fshat, të gjithë e dinë. Therte këlysha qensh dhe i hante vetë. Ishte i tmerrshëm. Thuhet se në të gdhirë djalin, Andrean e përzuri dhe pastaj e zuri e ndoqi në rrugicë afër shtëpisë, 150 metra larg dhe aty e ka therur me hanxhar. Kokën ia kanë gjetur brenda në banesë. Në atë banesë e gjetën autorin me kokën e djalit në dorë”, thote bariu.
Prindërit e 12-vjeçarit Andrea Zahari ishin larguar 3 ditë më parë nga Palasa drejt Greqisë dhe e kishin lënë vogëlushin të qëndronte me pushime tek gjyshja ne fshat. Por sot Andrea Zaharia nuk jeton më sepse jetën ia mori në mënyrë kanibaleske një bashkëfshatar i gjyshes, kushëri i largët i tij, që konsiderohej nga banorët e fshatit, i çmendur. Jorgo Zani ndodhet aktualisht në duart e Policisë ku ka shfaqur tronditje dhe shenja jonormale. Për ta marrë në pyetje policia në ambientet e Policisë ka dhe një Psikiatër. /BalkanWeb





