Gjykata e Fierit ka lënë në burg sot tre të arrestuarit e dyshuar për vrasjen makabre të 50-vjecares Drita Saliaj në Gjerbes të Mallakastrës.

Prokurori i çështjes Hysen Ajasllari ka kërkuar arrest me burg pa afat për tre të rinjtë, ndërkohë që kjo u pranua nga gjyqtarja Orkida Lice.

Të arrestuarit janë Luis Saliaj 16 vjeç, Elvis Zotaj 26 vjeç dhe Sindi Shehaj 16 vjeç.

Ervis Zotaj, përpara gjyqtarit nuk ka pranuar të ketë lidhje me krimin: “Nuk kam qenë pjese e ngjarjes. Nuk kam marre pjesë” mësohet të jetë shprehur ai.

Ndërkohë dy bashkëmoshatarët Luis Saliaj dhe Sindi Shehaj janë shprehur se i përmbahen deklaratave që kanë dhënë në polici.

Dy adoleshentët do t’i kalojnë Gjykatës së Vlorës pasi janë minorenë. Të tre të rinjtë janë mbrojtur nga avokat kryesisht pasi janë braktisur nga familja.