Është zbardhur motivi i vrasjes së shtetasit Martin Ndreca, i cili u ekzekutuar më armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së dielës, në zonën e ish-Kënetës, në Durrës. Sipas policisë, sherri ka nisur gjatë konsumimit të alkoolit në lokal.

Viktima Ndreca dhe autori Ndue Zefi kanë qenë të dy bashkë në tavolinë. Ata kanë filluar të grinden për politikë dhe më pas kanë filluar të ofendojnë njëri-tjetrin. Sherri ka degjenuar në përplasje fizike midis dy të dyve.

Kur të gjithë kanë menduar se sherri është mbyllur në lokal, autori Zefi ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë armën e zjarrit. Ai e ka pritur viktimën sa ka dalë nga lokali dhe e ka qëlluar ndërsa po hipte në makinë, me 5 plumba.

Errësira ka mundësuar që Ndue Zefi të largohej nga vendi i ngjarjes dhe të jetë akoma në kërkim nga policia.