Qyteti i Vlorës u trondit mesditën e sotme rreth orës 12:20 nga një krim i rëndë në familje. Mësohet se burri ka mbytur me duar bashkëshorten e tij gjatë një sherri dhe më pas ka prerë damarët e dorës, në një banesë pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë rreth orës 12:20.
Viktima mësohet se është 45-vjeçarja, Eva Lera ndërsa autori Teodor Lera 57 vjeç, prindër të tre fëmijëve. Nuk dihet nëse ata kanë qenë në banesë kur ndodhi ngjarja.
Policia cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ka dërguar autorin e plagosur në spital, i cili ndodhet në gjendje të rëndë pasi humbur shumë gjak.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 12:10, në lagjen “Kushtrimi”, në katin e parë të një pallati është gjetur e pa jetë një shtetase 45 vjeçe.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ajo mund të jetë vrarë nga bashkëshorti.
57-vjeçari më pas, dyshohet se ka prerë damarët. Ai po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





