Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, në një familje shqiptare. Anila Keco është 34-vjeçarja në foto, e cila qëlloi për vdekje të shoqin 43 vjeç, Valmir Keco. Ngjarja ndodhi në Waterbury, pas një sherri mes çiftit.
Dy fëmijët e çiftit nuk ndodheshin në banesë në momentin e grindjes fatale. Pas plagëve të marra, burri ndërroi jetë në spital.
Policia ka arrestuar gruan, ndërsa po heton për rrethanat e krimit dhe shkaqet që çuan çiftin në këtë konflikt vdekjeprurës në prag të festave të fundvitit.