Paraditën e sotme, një krim i rëndë brenda në familje ka ndodhur në fshatin Karpen të Kavajës, ku burri ka vrarë gruan e tij.
57-vjeçari Sami Metushi, ka qëlluar me thikë për motive të dobëta bashkëshorten e tij Sose Metushi 55-vjeç, e cila ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Për "DurrësLajm" fqinja e çiftit Metushi shprehet se ata ishin njerëz të mirë, të cilët shikonin punën e tyre. 15 vite më parë ata u zhvendosën nga Elbasani në Karpen të Kavajës.
Prindër të 5 fëmijëve, burrë e grua merreshin me rritjen e gjelave të detit dhe serave dhe kurrë më parë fqinjët nuk kishin dëgjuar konflikte mes tyre.





