Itali, 26 prill 2014  – U gjet në Santarcangelo të Riminit, trupi i 30-vjeçarit Silvio Mannina (ne foton kryesore), partneri i fundit i Lidia Nusdorfi, italiania e vrarë me thikë në fillim të marsit, nga ish i dashuri i saj shqiptar, Dritan Demiraj (ne foton poshtë). 

Dy ditë më parë, Demiraj, i arrestuar nga drejtësia italaine, pranoi se krahas Lidias kishte vrarë edhe të fejuarin e saj, 30 vjeçarin Mannina, të cilin e kishte mbytur me kabëll.

Trupi i pajetë i 30-vjecarit është gjetur 30 cm nën ujë. Policët kanë shkuar në vendin ku Demiraj tregoi se kishte groposur të riun italian dhe e kanë gjetur pas disa orësh kërkimi.

I riu shqiptar ishte shoqëruar në polici si i dyshuar vetëm për vrasjen e gruas, por hetimet zbuluan se ai kishte lidhje edhe me zhdukjen e 30-vjeçarit Silvio Mannina. 

Shqiptari, siç rrëfeu në polici nuk kishte ndërmend ta vriste Mannina-n, por vetëm ta përdorte atë për të arritur deri tek Lidia. Por në momentin që ai pa në telefonin e tij, video erotike të Lidias, Demiraj e humbi logjikën dhe kreu vrasjen.

Më pas, përdori telefonin e Mannina-s për ta futur në kurth gruan e re. Lidia shkoi në takim pa e ditur se nuk do të kthehej më e gjallë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/