Një ngjarje e rëndë tronditi Italinë një ditë më parë, pasi një 17-vjeçar vrau me thikë babain, nënën dhe vëllain e tij më të vogël.
Hetuesit dhe psikologët po hetojnë më shumë për të mësuar se çfarë e shtyu 17-vjeçarin Riçardo, të therte me thikë mëngjesin e së dielës nënën, babain dhe vëllain e tij 17-vjeçar.
Ngjarja e rëndë e cila ndodhi mëngjesin e së dielës në në Paderno Dugnano të Milanos, ëhstë kthyer në një mister, pasi deri më tani nuk është mësuar asnjë shkak nga kjo ngjarje e rëndë.
Në momentin e arrestimit policia dëshmon se adoleshenti ka qenë mjaft i qetë dhe i mbuluar me gjak në fytyrë.
Fillimisht ai deklaroi se kishte vrarë babain e tij, pasi sipas tij ai i kishte vrarë nënën dhe vëllain, por më pas ka pranuar krimin e trefishtë.
Prokurorja Sabrina Ditaranto, thekson se familja ku ka ndodhur krimi mund të cilësohet e lumtur dhe pa probleme, dhe kjo e bën edhe më të vështirë situatën për të kuptuar, se cilat ishin motivet që shtynë adeleshentin të bënte këtë masakër.
“Nga pikëpamja gjyqësore ne nuk kemi një motiv teknikisht të kuptueshëm. Nga pikëpamja sociologjike, hetimet janë ende të hapura. Djali goditi rreth orës 2 të mëngjesit. Pak orë më parë kishte pasur festën e ditëlindjes së babait dhe ka mundësi që festimet të kenë përkeqësuar disa shqetësime, festimet janë gjithmonë një moment kritik për ata që vuajnë”, tha Prokurorja.
Para hetuesve 17-vjeçari ak deklaruar se kishte disa ditë që mendonte të vriste prindërit dhe vëllain”.
“Vetmia e të rinjve”
Sipas prokurores një nga arsyet që mund të ketë cuar në këtë vendim kaq të rëndë ëhstë vetmia që mund të ketë ndier prej kohësh adoleshenti.
“Pse është pyetja e madhe në këtë rast. Të rinjtë shfaqin shqetësime të theksuara, veçanërisht përsa i përket aspekteve që kanë të bëjnë me shoqërinë, dhe kjo është në rritje. Ne mund të bëjmë shumë pak për ta. Për shembull, ata nuk mund t’i drejtohen vetë mbështetjes psikologjike, një i rritur duhet ta bëjë këtë”, u shpreh prokurorja.
Çfarë ndodhi
Riçardo vrau anëtarët e familjes së tij njëri pas tjetrit. Ai zbriti për të marrë thikën nga kuzhina dhe e goditi. Por si mundi ai t’i mposhte të gjithë?
“Një viktimë ishte duke fjetur, dy të tjerat u zgjuan papritur në një makth”, shpjegoi Ditaranto. Lorenzo, i cili mbushi 12 vjeç më 17 gusht, flinte në shtratin ngjitur me të. I goditur nga shumë goditje, djali u zgjua dhe bërtiti. Nëna Daniela A., 48 vjeçe, ka dëgjuar zhurmat nga dhoma ngjitur, ka kaluar korridorin e vogël dhe sapo ka hyrë në dhomë është goditur dhe është rrëzuar. Më në fund babai Fabio C., i cili festoi ditëlindjen e tij të 51-të të shtunën në mbrëmje. Ai dëgjon britmat dhe nxiton të kuptojë se çfarë po ndodh, sheh djalin e tij më të vogël në një pellg gjaku dhe përpiqet ta ndihmojë. Riçardo ka thikën në dorë dhe e vret edhe atë.
Pastaj Riçardo telefonon 112. Është ora 2 e mëngjesit. Ai thotë se babai vrau vëllain dhe nënën e tij. Ai thotë se ka marrë thikën nga toka dhe e ka goditur dhe e ka vrarë. Operatori i 112 e mban në telefon duke i thënë të largohet menjëherë nga shtëpia për të pritur ndihmë në rrugë. Karabinierët e Paderno Dugnano-s, disa kilometra në veri të Milanos, e gjetën atë përpara portës së banesës. Riçardo është në këmbë, plot gjak. Ai e ka ende thikën në dorë.
Riçardo, i cili pas pak javësh do të mbushë 18 vjeç, u tregua pak i heshtur, por jo më shumë se zakonisht, pa dhënë asnjë shenjë shqetësimi. Me policinë ai përpiqet të rindërtojë: «Babi i vrau, më pas e la thikën në dysheme. E kapa dhe e godita”. Ai thotë se nuk është sulmuar dhe nuk ka shenja mbrojtjeje në trupin e tij.
Reagimi i gjyshërve
Gjyshërit e 17-vjeçarit treguan “shumë keqardhje dhe dhembshuri për të”. Nga sa mësohet, ata kishin thënë gjithashtu se ishin në dispozicion për ta takuar atë, edhe nëse kjo nuk do të ishte e mundur përpara seancës për të vërtetuar arrestimin. Vetë hetuesit shpjeguan se “familja po mblidhet rreth tij” dhe sqaruan se djali pas versionit të parë ka vendosur të rrëfehet edhe pasi ka folur me “familjarët dhe avokatin e tij”.