25 shtator 2013-Ministri Sajmir Tahiri, kryeprokurori Adriatik Llalla dhe kreu i SHISH, Visho Ajazi, jane takuar në orën 12:30 minuta, në ambientet e "Hotel Tirana”. Takimi ka zgjatur për plot një orë mes palëve, dhe Tahiri shumë i vendosur ka deklaruar se përpara i pret një punë e madhe, e cila finalizohet në një qëllim mjaft madhor. Ai u shpreh se tema e diskutimit, ka qenë bashkëpunimi i institucioneve për kriminalitetin. "Zhvilluam një takim pune, për bashkëpunimin institucional. Nuk kemi shumë për të thënë, por kemi shumë për të bërë”, deklaroi TahiriKoordinimi më i mirë i punës mes Ministrisë së Brendshme, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, ka detyruar që mesditën e sotme të mblidhen bashkë në një takim tre drejtuesit e këtyre institucioneve.





