14 maj 2015 – Policia shqiptare modernizohet me pajisje të fundit. Bëhet fjalë për drone, të cilat nga ajri do të patrullojnë në zona të mbjella me drogë, për monitorim protestash e deri në ndjekjen e kriminelëve. Gjatë testimit që iu bë sot një droni, në prani dhe të ministrit Saimir Tahiri dhe kreut të Policisë së Shtetit, Haki Çako u konstatua se droni mund të ndjekë në autostradë mjete që shkojnë deri në 80 km/orë, ndërsa kohëzgjatja e fluturimit është 2 orë. Përdorimi i dronëve parashikohet të rrisë efikasitetin e punës së policisë në goditjen kundër krimit, si dhe shmangien e rrezikut për jetën e punonjësve të policisë.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





