4 maj 2015 – Anëtari i bandës serbe “Vozdovac”, Nemanja Ristiç, u arrestua pasi ka kërcënuar me vdekje ambasadorin e SHBA-së në Serbi, Michael Kirby.

Agjencia serbe B92, raporton se ky grup kriminal udhëhiqet nga kryekrimineli serb, Goran Vukoviç, i njohur me nofkën “Majmuni”.

Të dyshuarit janë të akuzuar, jo vetëm për kërcënimet ndaj ambasadorit Kirby, por edhe për kërcënimet me vdekje të kryeprokurores serbe, Zakorka Dolovaç, si dhe të gazetarit dhe presidentit të agjencisë B92, Veran Matiç.

Anëtarët e kësaj bande kanë përdorur adresat elektronike dhe adresat në rrjetet sociale të këtyre zyrtarëve, për t’i dërguar mesazhe kërcënuese.

/S.L. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/