Faruk Ozer do të ekstradohet drejt Turqisë, pas vendimit të marrë ditën e sotme nga Gjykata e Lartë.

Themeluesi dhe CEO i kompanisë “Thodex”,  akuzohet në Turqi për krijimin e një skeme mashtrimi nëpërmjet shitjes së monedhave virtuale.

Rreth 400 mijë persona sipas mediave turke investuan në platformën e tij. Faruk Ozer dyshohet se kur u arratis nga vendi i tij, kishte me vete një server ku mbahen 108 milionë dollarë në formë kriptomonedhash.

Ai është arratisur prej muajit prill të vitit 2021 nga shteti turk. 29-vjeçari iu fsheh drejtësisë turke duke qëndruar në Shqipëri deri në 30 Gusht kur u arrestua në Himarë.