Rrjetet sociale shpesh krijojnë ‘tymnaja’ lidhur me raporte të ndryshme nisur nga interpretimet që bëhen. Me gjithë rastet kur supozimet e njerëzve kanë rezultuar të vërteta, ka shumë të tjera që mbetet aludime të nxituara dhe të gabuara.
Çfarë ndodhi këtë herë?
Ditët e fundit në mediat sociale ishte aluduar se miqësia mes Bora Zemanit dhe Semi Jaupajt ishte krisur. Shkak u bë jo vetëm fakti se ato nuk ishin shfaqur bashkë në rrjetet sociale, por edhe mungesa e komenteve dhe pëlqimeve në postimet e njëra-tjetrës.
Gjithsesi, kjo është e pavërtetë dhe dy vajzat vazhdojnë të gëzojnë të njëjtin raport të ngushtë.
Aludimet i ka shuar Semi me një koment në një postim të Borës në Instagram ku shkruan: “Lule Bora”.