Krishtlindjet për ish-sulmuesin rumun të Fiorentinës, Adrian Mutu, kanë nisur në mënyrën më të keqe të mundshme.

Ndërsa ishte i pranishëm në funeralin e nënës së tij, ai ka marrë një telefonatë nga drejtuesit e klubit të Neftchi Baku dhe është pushuar nga puna si trajner i ekipit nga Azerbajxhani.

Këtë lajm e ka bërë të ditur gazetari rumun, Emanuel Rosu.