Kur është fjala për dekorimet e fundvitit, Kathy dhe Mark Hyatt janë ekstremistë. Në dhjetor, ata kanë transformuar shtëpinë e tyre në Florida, në një spektakël me 200.000 drita, babagjyshë, engjëj vezullues, dordolecë, dhe një shenjë mbi garazh me moton “Besoni në magjinë e Krishtlindjeve”.
Por kjo i bezdis fqinjët, të cilët i kanë paditur. Qyteti i Plantacionit ku pikërisht jeton kjo familje, 30 milje në veri të Miami, po kërkon të mbyllë këtë lloj të shfaqjes së tyre pasi qytetarët e konsiderojnë atë si një telash publik, transmeton Klan Kosova.
Mark Hyatt baba i dy fëmijëve, ka thënë se dekorimet i kanë mbetur nga prindërit e tij katolikë.
Familja e tij fillon shfaqjen e tyre në korrik, dekorimet i nisin në tetor dhe ndezjen e dritave pas ditës së falënderimeve. Në fundjavë, në dhjetor, ata mirëpresin vizitorë brenda kopshtit të tyre.
Por, fqinjët janë më pak të magjepsur. Ata thonë se të huaj trokasin në dyert e tyre duke kërkuar për të shfrytëzuar banjën, dhe të lënë plehra nëpër rrugë – e këto ankesa Hyatt pretendon se janë të pavërteta dhe të tepruara.
Disa banorë thanë se janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, kur turma e njerëzve bëhet e padurueshme.
Megjithatë, vizitorët e fundit ishin të lumtur për të parë ende dritat e ndezura.
Madje Aaronit Sykes një banor i këtij qyteti tha se nuk e kuptonte se pse dikush dëshiron të shkatërrojë diçka kaq të bukur dhe magjike.
Qyteti i plantacionit, ku Hyatts jeton, e ka paditur atë në vitin 2014 me arsyetimin se “atmosfera – karnaval” është i papajtueshëm me lagjen. Gjykimi është caktuar për muajin prill.