24 dhjetor 2013 – Ambasadori Alexander A. Arvizu shtroi së fundmi një pritje me rastin e Krishtlindjeve për stafin e Ambasadës Amerikane dhe familjet e tyre. Ishte një mbrëmje e mrekullueshme dhe e ngrohtë, e mbushur me frymën festive dhe të qeshura. A keni menduar ndonjëherë se si duket rezidenca e Ambasadorit gjatë një pritjeje festive? Hidhini një sy këtyre fotove të dekorimeve në rezidencën e Ambasadorit, që Zonja Cunningham me përkujdesjen e saj të veçantë krijoi, për një atmosferë sa më gazmore dhe festive. Gëzuar festat të gjithëve, nga familja e Ambasadës Amerikane.

/ BalkanWeb /