Më shumë se 1,500 fluturime në të gjithë globin u anuluan të dielën, duke sjell trishtim për udhëtarët që planifikojnë të fluturojnë gjatë periudhës festive.

Rreth 5,900 fluturime janë anuluar në prag të Krishtlindjeve, ditën e Krishtlindjes dhe një ditë më pas, sipas faqes së internetit të gjurmimit të të dhënave FlightAware.

Linjat ajrore kineze dhe amerikane duket se janë më të goditurat. Ndërprerje të mëtejshme pritet të hënën.

Kompanitë kanë fajësuar mungesat e stafit në variantin e përhapur me shpejtësi të Omicron.

Ata thonë se anulimet e fluturimeve janë rezultat i testimit pozitiv të ekuipazheve të linjave ajrore, apo detyrimi për t’u vetëizoluar.

Më shumë se 450 fluturime nga aeroportet amerikane janë anuluar të dielën, sipas FlightAware. Kompanitë amerikane më të goditura janë Delta, United dhe JetBlue.

United paralajmëroi më herët se një rritje në rastet e Omicron kishte “ndikuar drejtpërdrejt në ekuipazhet tona të fluturimit dhe njerëzit që drejtojnë operacionin tonë”, duke shtuar se po kontaktonte pasagjerët e prekur përpara se ata të vinin në aeroport.

Omicron tani është varianti dominues në SHBA.

Megjithatë, linja ajrore e vetme më e prekur duket të jetë China Eastern me më shumë se 350 fluturime të anuluara të dielën.

Aeroporti në qytetin verior kinez të Xi’an ka raportuar rreth 100 anulime fluturimesh – numri më i lartë deri më tani.