Trafik i rënduar është regjistruar këtë të premten në aksin nacional Elbasan-Librazhd.
Shkak për radhën e gjatë të automjeteve janë punimet që po kryhen për ndërtimin e autostradës, teksa në disa segmente rruga është e dëmtuar dhe qarkullimi bëhet me vështirësi.
Një tjetër faktor që ka ndikuar në shtimin e trafikut janë edhe lëvizjet e qytetarëve, të cilët kanë zgjedhur të festojnë Krishtlindjet në qytetin e Korçës.
Probleme me qarkullimin e automjeteve janë evidentuar gjatë ditëve të fundvitit edhe në aksin Tiranë-Elbasan, si dhe në zonën e kryqëzimit të Cërrikut, ku janë krijuar vonesa dhe ngadalësime të lëvizjes.





